Saturday, 16. May 2026
Sport

Të gjithë sytë nga kombëtarja/ Kryebashkiaku i Shkodrës dhe qytetarë të shumtë “derdhen” në shesh

GS 12/10/2023 1 Min. Lesezeit

 

Kombëtarja e Shqipërisë është duke zhvilluar një ndeshje të madhe dhe shumë të rëndësishme për kualifikimin në Euro 2024, ndaj Çekisë.

“Kuqezinjtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal me një super gol të Jasir Asanit në minutën e 9, ndërsa kundërshtarët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 40 pasi sulmuesi Chytil mori kartoni e dytë të verdhë.

Emocione të mëdha në stadium, në shtëpi dhe në sheshet e Shqipërisë.

Në Shkodër kryebashkiaku Benet Beci dhe qytetarët të shumtë janë duke përjetuar emocionet në sheshin e qytetit.

Po ashtu edhe në Vlorë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në lokale dhe në sheshe për të ndjekur kombëtaren./abcnews.al

Teilen: