Saturday, 16. May 2026
Sport

Shqipëria gjithnjë më afër Berlinit, demolon tërësisht Çekinë

GS 12/10/2023 1 Min. Lesezeit

Shqipëria ka shënuar një fitore mbresëlënëse me rezultat 3:0, përballë Çelkisë.

  

Shqipëria doli në epërsi me euro-golin e Jasir Asanit.

Në pjesën e parë Çekia po ashtu mbeti me 10 lojtarë, pasi Mojmir Chytil u ndëshkua me dy kartona të verdhë.

I pari për faull, ndërsa të dytin e morri pasi e qoi topin në rrjetë me dorë.

Goli u anulua dhe mysafirët mbetën me një lojtarë më pakë.

Taulant Seferi ishte protagonisti i pjesës së dytë me dy gola të shënuar.

Arbnor Muja u duk se kishte kompletuar “pokerin” e Shqipërisë, por gola e tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitore Shqipëria mbetet në vendin e parë me 13 pikë dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe dhe merr vendin e dytë me nëntë pikë kurse, Çekia mbetet në vendin e tretë. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: