• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramadi i lumtur për fitoren: Natë e madhe për ne, siguruam 3 pikë të rëndësishme

12/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Legjionarët” tanë kanë zhvilluar një ndeshje “magjike” mbrëmjen e kësaj të enjteje në mitkun “Air Albania”, teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë, 3 me 0, duke “blinduar” kështu vendin e parë në grupin E, të vlefshëm për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Pas ndeshjes një koment të shkurtër mbi këtë fitore historike e bëri dhe “lideri” i mesfushës, Ylber Ramadani, i cili përveç faktit se ka zhvilluar si titullar çdo sfidë të kësaj fazë kualifikuese është kthyer në një nga lojtarët “gur-themel” të mesfushës së teknikut Sylvinho.

“Natë e madhe për të gjithë, tre pikë shumë të mëdha se jemi futur për të fituar ndeshjen, jo për barazim apo mbrojtur. Kur bëmë golin, ata e morën pak lojën në kontroll normalisht se do të sulmojnë, por është natë e madhe për shqiptarët anembanë botës ku janë. Edhe për familjen time, e përqafova babain se ishte i lumtur por më tha ka mbetur edhe në ndeshje, nuk ka mbaruar akoma.

Sot para ndeshjes fola me Ajetin e Gjimshitin, u kam thënë unë isha duke luajtur në Kosovë kur ishit ju në Europian. Por u thashë ishalla po e bëj edhe unë. Kur erdha në fillim atëherë në Shqipëri pata vështirësi pak me dokumentet, luajta me Partizanin B por aty më bëri më të fortë se mësova shumë.

Suksesi i ekipit? Tani e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, si ekip jemi shumë kompakt. Ata nuk kishin shanse, pas golit me dorë nuk bënë asgjë. Kemi cilësi të mirë në ekip dhe na bën shumë mirë”,- u shpreh Ramadani pas sfidës. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Vallja e tupani “krisin” pas triumfit të Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.