Saturday, 16. May 2026
Sport

Dallohen Berisha dhe Seferi, Daku shkëlqen edhe nga stoli

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Shqipëria mori një fitore të madhe në Air Albania duke mposhtur Çekinë me shifrat 3-0.

Kuqezinjtë hedhin kështu një hap të sigurt drejt Euro 2024, verën e ardhshme në Gjermani.

Në vlerësimet e SofaScore, bien në sy që notat më të larta janë për Etrit Berishën i cili ishte i gatshëm sa herë u thërrit në apel, po ashtu edhe Taulant Seferi, autor i dy golave.

Sakaq, edhe pse Mirlind Daku u aktivizua në minutën e 67, sërish është vlerësuar me notën 7.6, me sulmuesin që asistoi në golin e tretë të ndeshjes.

Teilen: