Përfaqësuesja malazeze shfrytëzoi pushimin e shkurtër të kualifikimeve për ndeshje miqësore me Libanin, të enjten mbrëma.
Mali i Zi triumfoi 3:2 ndaj Libanit në këtë përballja kontrolluese.
Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç shënoi dy gola për Malin e Zi në ndeshjen debutuese.
Kryetrajneri i Malit të Zi, Miodrag Raduloviq, tha se prova ishte e suksesshme dhe në deklaratën e tij vlerësoi lart futbollistin e kampionit të Kosovës.
“Ka qenë prej kohësh kapiten i një skuadre që luan në kompeticionet europiane, e shihni që ka eksperiencë dhe qetësi. Urime për golat dhe debutimin e tij, ai e meritoi këtë” – tha ai për mediat malazeze, përcjell lajmi.net.
Edvin Kuç u ftua për herë të parë te Mali i Zi në grumbullimin e këtij muaji.
Ai me Malin e Zi do të luajë edhe një ndeshje kualifikuese, atë me Serbinë në Beograd./Lajmi.net/