Kombëtarja shqiptare e futbollit të enjten mbrëma arriti fitore me “aromë” Evropiani kundër Çekisë.
Kuqezinjtë triumfuan 3:0 kundër Republikës Çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi nga Gjilanit, Mirlind Daku u inkuadrua në pjesën e dytë dhe kontribuoi me asistim.
Daku pas përfundimit të ndeshjes u pa i mbështjellur me flamurin e UÇK-së teksa përshëndeste tifozët në shkallët e stadiumit.
E në një postim në Facebook, ai publikoi një fotografi të tij në fushë pas ndeshjes.
“Jam djalë nga Kosova, më ka thirrë atdheu” – shkroi Daku në mbishkrimin e fotografisë.
Pas kësaj fitore Shqipëria mbetet në vendin e parë me 13 pikë dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.
Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe dhe merr vendin e dytë me nëntë pikë kurse, Çekia mbetet në vendin e tretë./Lajmi.net/