Saturday, 16. May 2026
Sport

Pas Polonisë e pëson edhe Çekia

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Shqipëria mposhti me rezultatin 3-0 Çekinë në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. 

Rezultati, loja dhe paraqitja e Jaroslav Silhavit bënë që drejtuesit e Federatës së futbollittë Çekisë të marrin masa.  

Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme dhe do të diskutojë pozicionin e trajnerit.

Kryetari i Federatës së Futbollit, Petr Fousek u ka dërguar një mesazh anëtarëve të komitetit ekzekutiv. 

Aty thuhet se një takim i jashtëzakonshëm do të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Sot në mëngjes FACR specifikoi: “Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme. 

Tani është absolutisht e nevojshme të mposhtim Ishujt Faroe të dielën, me të cilët do të luajnë pasnesër”.

Mesa duket Shqipëria është kthyer në makthin e trajnerëve të huaj. Njësoj ndodhi edhe me trajnerin Fernando Santos, i cili u shkarkua nga Polonia pas humbjes në “Air Albania”. I njëjti fat duket se e pret edhe trajnerin Silhavi.

Teilen: