Saturday, 16. May 2026
Sport

Skandal në Brazil: Neymar goditet në kokë nga tifozët pas barazimit shokues në kualifikimet e Botërorit

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Pas barazimit mes Brazilit dhe Venezuelës (1:1) në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, tifozët e Brazilit shprehën pakënaqësinë e tyre.

  

Pakkush e priste që Venezuela t’u bënte një rezistencë kaq të fortë yjeve brazilian dhe të arrinte një pikë të vlefshme përballë 44 mijë tifozëve të zjarrtë të Brazilit, njoftojnë mediat e huaja, përcjell laljmi.net.

Nikoqirët arritën të kalojnë në avantazh me anë të Gabrielit në minutën e 50-të, ndërsa në minutën e 85-të Bela barazoi rezultatin dhe i dha fund kësaj loje.

Tifozët e Brazilit u tërbuan pas ndeshjes dhe me Neymarin.

Përkatësisht, Neymar është goditur në kokë nga një tifoz, për fat të mirë, jo me një send të fortë.

Braziliani u zemërua dhe filloi menjëherë të debatonte me tifozët, por shokët e skuadrës arritën ta qetësojnë dhe ta çojnë në dhomat e zhveshjes./Lajmi.net/

  

  


Teilen: