Saturday, 16. May 2026
Sport

“Dibu” Martinez i pamposhtur me Kombëtarn, “gardiani” i Aston Villa thyen rekordin e “legjendës” argjentinase

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Triumfi ndaj përfaqëueses së Paraguajit, nuk është e vetmja “fitore” për një nga “shtyllat” e Kombëtares argjentinase, me “gardianin” e portës Emiliano Martinez, që arriti të mbajë sërish të paprekur rrejtën e skuadrës së tij.

Fitorja 1 me 0, ndaj Paraguajit vendosi dhe një rekord “të ëmbël” për “shtatlartin” e portës, me “Dibu”, që shkon kështu në 7 ndeshje radhazi me Kombëtaren, ku nuk ka pësuar asnjë gol në rrjetën e tij.

Martinez theu rekordin e “legjendës” së Kombëtares “albiceleste”, German Burgos, me këtë të fundit që rezistoi plot 606 minuta pa pësuar gol, ndërsa 31-vjeçari deri më tani është nuë kuotën e 622 minutave, rekord, i cili mund të thellohet ende. /i.m /abcnews.al 

Teilen: