Fitorja e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Çekisë të enjten mbrëma në Tiranë i ka gëzuar edhe polakët që rritën gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Shqipëria triumfoi 3:0 kundër Republikës Çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Evropian, shkruan lajmi.net.
Mediat në Poloni kanë shkruar pas ndeshjes në kryeqendrën shqiptare, ndërkohë triumfin e Shqipërisë e konsideruan dhuratë për ta.
“Mbrëmje e shkëlqyer të së enjtes. Përzgjedhja jonë jo vetëm që arriti të fitonte Ishujt Faroe, por mori edhe një dhuratë të madhe nga shqiptarët”, shkruan portali polak Meczyki.pl, përcjell lajmi.net.
“Ne i kemi për t’i falënderuar, tani varet nga ne” – vazhdoi ky medium.
Pas kësaj fitore Shqipëria mbetet në vendin e parë me 13 pikë dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.
Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe dhe merr vendin e dytë me nëntë pikë kurse, Çekia mbetet në vendin e tretë./Lajmi.net/