• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rapidi reagon për lëndimin e rëndë të Rrahmanit: Mbrëmja që duhej të ishte perfekte, u kthye në të trishtë

13/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kosovës dhe Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani pësoi një lëndim të rëndë në takimin e të enjtes mbrëma kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

  

Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha me barelë pas lëndimit që pësoi, ndërkohë që sot FFK-ja njoftoi se ai do të operohej, shkruan lajmi.net.

Klubi rumun me anë të një njoftimi në faqen zyrtare kanë reaguar në lidhje me lëndimin e Rrahmanit.

Ata i kanë dhënë mbështetje sulmuesit kosovar, duke theksuar se të gjithë në Rapid janë në përkrahje të tij.

“Të gjithë jemi me ty Lewa. Një mbrëmje që duhej të ishte perfekte, me ndeshjen e parë si kombëtare titullar, u kthye në një mbrëmje të trishtë për Albionin”.

“Sulmuesi ynë u largua nga fusha duke pësuar një dëmtim, ashpërsia e të cilit do të përcaktohet nga ekzaminimeve mjekësore që do të bëhen sot” – ka shkruar Rapid.

Pas këtyre ekzaminimeve ka rezultuar se ai ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Trajneri më i mirë i muajit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.