Saturday, 16. May 2026
Sport

Serbia turpërohet keq në Nottingham, serbët në siklet

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Anglia është Angli dhe është djepi i futbollit!

Anglia U21 ashtu siç i ka hije një superfuqie botërore, me lojë dhe rezultat 9:1 e ka turpëruar Serbinë U21, në ndeshjen e vlefshme të Grupit F të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Futbollistët anglezë treguan lojë të madhe në stadiumin në Nottingham duke e tronditur nëntë herë rrjetën e serbëve. 

Media në Serbi i ka kap sikleti dhe sipas tyre është humbja më bindëse në histori.

Rezultati mund të ishte edhe më i keq nëse në portë nuk do të ishte portieri Veljko Iliq.

Një ditë pas ndeshjes, “Sport Club” shkruan se vetëm një shaka jeton përgjithmonë dhe se Federata e Futbollit të Serbisë nuk ka fuqi të zëvendësojë drejtorin e ekipeve kombëtare të juniorëve, Nikolla Lazetiq dhe se ai do të duhej të ishte i pari që duhet të marrë përgjegjësi.

Ata theksojnë se Dushan Gjorgjeviq është emëruar trajner i kombëtares U21 vetëm me propozimin e tij.

Teilen: