Saturday, 16. May 2026
Sport

Kroacia u mund në shtëpi nga Turqia, kamerat kapin kapitenin Modriç duke ofenduar gjyqtarin anglez: Tullac…

GS 13/10/2023 2 Min. Lesezeit

Humbja në shtëpi me Turqinë i ka tërbuar kroatët si në fushën e lojës, por edhe pas ndeshjes.  Kroaci me humbjen e djeshme 1-0 i dha mundësinë Turqisë së trajnerit Montela që të kryesojë grupin, por të dy kombëtaret e kanë vetë në dorë kualifikimin për në “EURO 2024”.

modric

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, nuk e ka përtypur dot rezultatin humbës dhe në fund të ndeshjes ka dalë nga vetja duke iu hakërryer  dhe ofenduar gjyqtarin pas një vendimi. Kroatët e kishin menduar më lehtë sfidën me turqit në Osijek dhe reagimi i Modriçit vërteton se sesa peshë ka pasur humbja. Gjyqtari Antoni Tejlor, në minutën e 88-të, ndërpreu gjuajtjen e një goditje këndi për Kroacisnë për shkak se Majer e ekzekutoi shumë. Kështu që anglezi vërshëlleu për përsëritjen e goditjes nga këndi.

Vendim tërboi kapitenin kroat, i cili është kapur nga kamerat e transmetimit të ndeshjes, duke ofenduar arbitrin anglez. Nga leximi i buzëve që i është bërë momentit të reagimit të Modriç, është vënë re që kapiteni e ka quajtur “tullac” Tejlorin. Reagimi i tepruar i lojtarit kroat të Real Madrid ka bërë që gjyqtari anglez ta ndëshkojë Modriç me karton të verdhë. Madje pretendohet se ofendimi ka qene edhe më i rëndë në vijim, duke sharë arbitrin edhe  nga familja.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: