Saturday, 16. May 2026
Sport

U21: Shqipëria mundet në Finlandë, golin e vetëm për “kuqezinjtë” e shënon futbollisti nga Kosova

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Pas dy fitoreve rresht Shqipërisë U21 është ndalur nga Finlanda në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Finlanda U21 me lehtësi ka mposhtur Shqipërinë, duke fituar me rezultat bindes 4:1, shkruan lajmi.net.

  

Vendasit dominuan nga fillimi dhe arrite të shënonin dy herë brenda 6 minutave lojë, Otso Liimatta, ishte ai i cili shënoi dy herë.

Liimatta realizoi golin e tretë personal në minutën e 48.

Ndërkohë që dhjetë minuta përpara fundit gol realizoi lojtari nga Kosova, Adrion Pajaziti.

Miska Ylitolva vulosi rezultatin përfundimtar.

Shqipëria U21 mbetet në krye me 6 pikë, por a zhvilluar tri ndeshje, dy më shumë se Zvicra, Mali i Zi dhe Rumania. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: