“Është një mundësi për të mësuar gjëra të ndryshme”. Kështu e ka komentuar Garet Sauthgejt testin e sotëm kundër Australisë, ndërsa ai pritet që të bëjë disa ndryshime, për të eksperimentuar përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese kundër Italisë të martën në “Wembley”.
Anglia do të tentojë të presë biletën direkt në Europianin e Gjermanisë me një fitore ndaj kampionëve të Europës në datën 17. “Është një shans shumë i mirë për të parë atë që duhet të vazhdojmë të përmirësojmë. Do të rregullojmë disa gjëra përpara Italisë”, shtoi trajneri anglez, i cili i injoron zërat për hakmarrje për atë që ndodhi në finalen e Europianit në shtëpi me “axurrët”.
“Tre Luanët” e mposhtën Italinë në fakt 2-1 në “San Siro”, në ndeshjen e vajtjes së këtyre kualifikueseve në 23 mars.
PANORAMASPORT.AL