Saturday, 16. May 2026
Sport

Zyba pas debutimit me Kosovën: Sa nder dhe krenari të përfaqsosh vendin tënd

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lojtari i Ballkanit, Qëndrim Zyba, ka reaguar pasi debutoi për Kosovën në ndeshjen kundër Andorrës.

Zyba luajti nga minuta e parë në atë ndeshje, shkruan lajmi.net.

  

Mesfushori e ka quajtur nder debutimin me “Dardanët”.

“Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd ndihem shumë i lumtur për debutimin me Kosovën time”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.


Kujtojmë që 22-vjeçari luajti plotë 78 minuta në këtë ndeshje debutuese, ku u zëvendësua nga Bernard Berisha.

Kosova fitoi me rezultat 3-0 në udhëtim te Andorra në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin I. /Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: