Saturday, 16. May 2026
Sport

Takim mes ish-yjeve të Çelsit, komenti i Murinjos rrëmben vëmendjen e ndjekësve: Mungon babai…

GS 14/10/2023 1 Min. Lesezeit

Didier Drogba, Salomon Kalou dhe Obi Mikel, ish-yjet e Çelsit, iu bashkuan tavolinës për të kujtuar kohët e vjetra dhe në rrjetet sociale shpërndanë disa foto gjatë takimit.Collage Maker-14-Oct-2023-10-38-AM-5607

Personi që nuk donte të humbiste festën ishte Zhoze Murinjo, i cili udhëhoqi treshen e “bluve” dhe sigurisht nuk mund të mungonte komenti i tij.

“Babai mungon! Ju djem të pasur, shijoni pushimet”,- ka shkruar trajneri portugez, i cili aktualisht drejton Romën.

Mesazhi i Murinjos, i cili ka më shumë se një mijë pëlqime në më pak se 24 orë, tërhoqi vëmendjen e disa përdoruesve: “Special One ka vetëm një!”, “Je i madh, zotëri”, ose “Trajneri më i mirë nga të gjithë, një përqafim nga të gjithë tifozët e Çelsit, janë disa nga komentet që mund të lexohen.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: