• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pulisic: Dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë

14/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në ndeshjen e javës së tetë në Serie A, Milan mori një fitore me shumë vlera në transfertë ndaj Genoas me shifrat 0-1.

Ishte një ndeshje që pati shumë episode teksa kuqezinjtë iu falën golit të Christian Pulisic vetëm pak minuta para fundit të takimit.

Në atë ndeshje, Olivier Giroud luajti disa minuta si portier pas daljes me karton të kuq të Maignan, teksa Pulisic shpjegon edhe ndjesinë në ato momente.

“Kur doli Maignan biseduam në fushë se kush do ta zëvendësonte, unë u afrova dhe isha gati të luaja si portier. Por, trajneri i portierëve u bind më shumë nga Giroud edhe prej shtatlartësisë. Gjithsesi, unë mendoj se do të bëja mirë si portier.

Ajo ndaj Genoas ishte një ndeshje e çmendur, nuk kisha luajtur kurrë një sfidë ku portieri të zëvendësohej nga një lojtar. Më dukej sikur ndeshja nuk do të përfundonte kurrë”, u shpreh Pulisic.

Next Post

​Nëntë vjet nga droni shqiptar në Beograd

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.