Saturday, 16. May 2026
Sport

Kualifikimi i Portugalisë në “EURO 2024”, Ronaldo: Na pret një rrugë e gjatë, shpresoj të luaj një tjetër finale

GS 14/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kristiano Ronaldo ka bërë një paraqitje fantastike në kualifikueset “EURO 2024”, duke shënuar dygolësh ndaj Sllovakisë. Pas fitores ai është shprehur se uron të jetë në mesin e Europianit në Gjermani. 

ron

“Shpresoj të jem atje. Shpresoj të mos kem probleme, lëndime… Shpresoj të luaj dhe të arrij finalen përsëri, por rruga është akoma e gjatë. E ardhmja? Për shkak të asaj që ka ndodhur në jetën time…nuk i vendos vetes synime. Tani mendoj për të tashmen, trupi im përgjigjet dhe më pëlqen, qoftë nëse është për klubin apo për kombëtaren. Të shënosh gola është shumë e rëndësishme dhe sidomos po ti gëzosh tifozët e tu”, deklaroi Ronaldo për mediat portugeze.

Portugalia tashmë është kualifikuar matematikisht në “EURO 2024”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: