Saturday, 16. May 2026
Sport

Marvin Çuni ftohet nga kombëtarja e Shqipërisë për miqësoren me Bullgarinë

GS 14/10/2023 1 Min. Lesezeit

Për shkak të lëndimeve ka pasur ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë.

Sylvinho ka vendosur të thërras për herë të parë Marvin Çunin, pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut.

  

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.

Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: