• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tonali, totalisht i varuar nga bixhozi

14/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tronditje nga e cila ende nuk e ka marrë veten. Sandro Tonali po kalon një moment shumë të vështirë, i goditur rëndë nga skandali i basteve, që e pa të përfshirë personalisht dhe rrezikon t’i minojë karrierën brilante futbollistike që sapo e ka nisur.

I rikthyer në Milano pas largimit nga “Coverciano” dhe kombëtarja, Sandro është rrethuar me dashuri në këto orë, para se të nisej për në Angli. Klubi i tij, Newcastle, i ka vënë në dispozicion një fluturim privat për ta rikthyer mesfushorin në kampin bardhezi.

Siç shkruan “Corriere della Sera”, ish-mesfushori i Milanit iu është shprehur prej kohësh familjarëve dhe miqve të ngushtë, duke pranuar se i është dorëzuar asaj që për mesfushorin e ri ishte thjesht “hobi”, por tani rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë.

Për këtë arsye, njerëzit e afërt i propozuan Sandros që të ndiqte një kurs terapie për të kapërcyer problemin e varësisë ndaj lojërave të fatit, këshillë të cilën Tonali e pranoi.

Lojtari e di se ka bërë gabim duke luajtur baste të paligjshme online, por e ka bërë më shumë nga pakujdesia sesa nga keqdashja. Tani është gati të paguajë pasojat.

Ndërkohë, Newcastle po ndjek zhvillimet, duke mbajtur zyrtarisht heshtje, por qëndruar në krah lojtarit, për të cilin kanë investuar shumë gjatë verës.

Trajneri Eddie Howe i ka shkruar tashmë mesfushorit të tij ditët e fundit, duke u përpjekur t’i përcjellë qetësi dhe pyetur për gjendjen psikologjike të futbollistit italian, i cili është prekur padyshim nga kjo aferë.

Howe tregoi dashuri ndaj mesfushorit dhe tani është duke e pritur atë në Angli, ku Sandro duhet të zbarkojë në ditët në vijim. Në pritje të zhvillimeve nga Prokuroria e Torinos.

Next Post

Vinicius: Dua të luajë me Mbappen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.