Saturday, 16. May 2026
Sport

Ylber Ramadani nderohet në vendlindje nga shokët e Shkollës Fillore në Vojnoc të Shtimes

GS 14/10/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti, Ylber Ramadani, ka vizituar vendin e lindjes ku është nderuar nga shokët e Shkollës Fillore, Lasgush Poradeci në Vojnoc të Shtimes.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar shokët, shkruan lajmi.net.

  

“Faleminderit për vlerësimin vendlindja ime dhe shokët e mi të klasës së Shkollës Fillore, Lasgush Poradeci”, ka shkruar ai.

27-vjeçari luan për skuadrën e Lecces në Serie A dhe këtë sezon ka zhvilluar nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Ramadani ka përfaqësuar kombëtaren e Shqipërisë dhe ka bërë 30 paraqitje. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: