Hungaria ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër Serbisë, në takimin e xhiros së shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Hungarezë i japin një goditje të fortë Serbisë.
Hungaria e kthen kokulur Serbinë për në Beograd
Varga (20′) e Sallai (34′) janë kreatorë të fitores së Hungarisë.
Pavlloviq (33′) ka shënuar për serbët.
Hungaria kryeson në Grupin G me 13 pikë, pasojnë Serbia me 10, Mali i Zi 9, Lituania 5 dhe Bullgaria 2 pikë.