Katër lojtarë të Premier Ligës janë përfshirë në listën e reduktuar me kandidatët për të fituar çmimin “Golden Boy” të këtij viti, përfshirë Rasmus Hojlundin dhe Levi Koluillin.
Çmimi i cili i akordohet lojtarit më të mirë U-21 në Europë për këtë vit është në vitin e 20-të të ekzistencës së tij. Fituesit e mëparshëm përfshijnë Lionel Mesin, Kilië Mbapenë dhe Erling Halandin.
Në listën me 25 finalistët ka shumë emra të mirënjohur, ndërsa fituesi do të shpallet në një ceremoni në Torino më 4 dhjetor.
Një numër gazetarësh do të votojnë për fituesin, ndërsa votuesi do të rendisë pesëshen e parë në këtë rend: 10 pikë i jepen zgjedhjes së parë, shtatë për të dytën, pesë për të tretën, tri për të katërtën dhe një për të pestën.
Koluill, Hojlund, Evan Ferguson dhe Milos Kerkez janë katër lojtarët e Premier Ligës të përfshirë. Por është ylli i Anglisë dhe Realit të Madridit, Xhud Bellingam, favoriti i madh për të marrë çmimin.
PANORAMASPORT.AL