Në ditët e sotme është pa dyshim mes shqiptarëve më të dashur në mbarë globin.
“Perlat” e tij me Moldavinë, Poloninë dhe Çekinë kanë frymëzuar dhe bashkuar një komb të tërë në këto eliminatore të Evropianit.
Jasir Asani është emri që e gjithë Shqiptaria e adhuron, pasi ka ndezur me miliona zemra kuqezi me klasin që jemi mësuar ta shohim vetëm prej emrave më të mëdhenj të futbollit.
Është pikërisht kjo dashuri që i falin shqiptarët që e shtyn Asanin të japë plot pasion gjithçka mundet për fanellën kuqezi.
“Dua t’i përqafoj të gjithë shqiptarët, pa dashurinë tuaj nuk do të kisha shënuar asnjë gol”, shkruan Jasir Asani në një postim të fundit në Instagram./ h.ll/abcnews.al