Kapiteni i Përfaqësueses së Malit të Zi, Stefan Saviq ka folur pak ditë para përballjes me Serbinë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Futbollisti i Atletico Madrid ndër tjerash ka vlerësuar edhe mesfushorin e Ballkanit, Edvin Kuç që iu bashkua këtë grumbullim Malit të Zi duke shënuar edhe dy gola në ndeshjen debutuese.
“Kemi lojtarë interesantë. Edvin Kuç pati një debutim të madh, shënoi dy gola dhe solli energji të re. Nikola Krstoviq sensacioni i Serisë A, Milutin Osmajiq, ka një rol të dukshëm në kampionat. Ka lojtarë interesantë, me ne disa më me përvojë, mund të duket bukur në fushë”, tha Saviq ndër tjerash teksa fliste për duelin kundër Serbisë, njofton mediumi malazez, Vijesti.me, përcjell lajmi.net.
Serbia dhe Mali i Zi do të përballen të martën në Beograd në ndeshjen direkte për një vend që dërgon në Euro 2024 vitin e ardhshëm në Gjermani.
Lojtari i kampionit të Kosovës, Edvin Kuç pritet të ketë minuta edhe kundër Serbisë.
Kuç u ftua për herë të parë nga Mali i Zi në grumbullimin e muajit tetor./Lajmi.net/