Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ka folur në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Bullgarinë.
Shqipëria dhe Bullgaria takohen të martën (nesër) nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Strakosha gjatë fjalëve të tij ka vlerësuar lart përzgjedhësin e Kombëtares kuqezi, Sylvinhon duke thënë se ai ka merita të mëdha.
Më tej, Strakosha shtoi se gjëja më e bukur për të është të luajë në Evropian.
“Ndjehem shumë mirë, alternimi e ka në dorë trajneri, jam gati dhe të ndihmoj ekipin për të arritur rezultate të mira. Normalisht nuk futemi për të humbur por për të fituar, e dimë që nuk kemi shumë ndeshje dhe duhet të jemi solidë së bashku me ekipin. Kur nuk provon gjëra në jetë, për mua është gjëja më e bukur të luash në Premierligë por tani duhet të jem i qetë dhe se besoj se kam bërë gabim. Gjëja më e bukur është të luash në Evropian. Ne jemi shumë të lumtur, grupi është pozivitv ajo na ka munguar gjithë këto vite, kur grupi është solid dhe nuk ndryshojnë lojtarët rezultatet po vijnë”.
“Në kombëtare nuk ke shumë kohë, Sylvinho ka krijuar një grup dhe kjo është merita e trajnerit. Kjo duket edhe nga rezultatet dhe në fushë. Nuk e kisha menduar dhe të gjithë po e mendojmë dhe besoj do jetë gjëja më e bukur, dhe tani kemi futbollistë që luajnë në nivele të larta, na duhet edhe 1 pikë, kemi mundësinë për të provuar edhe më shumë. Nuk jam unë ai që vendos, ka ende 6-7 muaj deri në verë, unë jam i lumtur atje ku jam dhe me Kombëtaren. Pastaj nuk i dihet se çfarë ndodh”, deklaroi ai në konferencë.
Shqipëria të enjten e kaluar triumfoi 3:0 kundër Çekisë, fitore që i afrojnë gjithnjë e më shumë kuqezinjtë në Kampionatin Evropian 2024./Lajmi.net/