Shqipëria do të përballet me Bullgarinë të martën në orën 18.00, në “Air Albania”. Kjo është miqësorja e parë e trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho, nën drejtimin e kombëtares tonë. Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Mund të ketë patjetër disa ndryshime. Një parantezë që iu bënë pyetjet Strakoshës. Ai ka pasur mundësi të luajë në Premier League. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, si Berisha dhe Strakosha. Ne jemi shumë të sigurtë sepse kemi lojtarë me eksperiencë. Strakosha luajti me Poloninë dhe bëri mirë. Sa i përket miqësores së nesërme me Bullgarinë, kam 5-6 vite që e kam humbur konceptin e miqësoreve. Ritmi është shumë i çmendur. Nuk ka ndeshje miqësore. Ne kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë Bullgarinë. Kanë një skuadër shumë të mirë. Në aspektin fizik janë lojtarë të gjatë. Është normale që një lojtar që të provojë shumë lojtarë. Por, nuk mund të bëhen 6-7 ndryshime sepse humb ekuilibri. Edhe lojtarët që bëjnë shumë ndeshje, kanë një ritëm shumë të madh, duhet t’i respektojmë që mos t’i ngarkojmë shumë.
Miqësore? Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar për pjesën e mentalitetit. Është një ndeshje që do të ketë një audiencë të madhe. Kam vendosur me mendjen time që të bëj disa ndryshime, të paktën 3-4 lojtarë. Nuk mund t’i them emrat sepse nuk është e drejtë. Të shohim deri nesër dhe më pas do të vendosim se çfarë mund të bëjmë.
Armando Broja? Është një lojtar që ka ardhur nga një dëmtim i rëndë. I është dashur 9 muaj të kthehet në fushë. Një ndeshje para se të vinte te ne ka luajtur 45 minuta. U zëvendësua sepse kishte probleme fizike. Ai bëri kontrolle fizike te Chelsea. Erdhi këtu dhe kishte një shqetësim. U ulëm dhe biseduam. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje për të luajtur. Bashkë me lojtarin dhe me klubin vendosëm që ai të kthehet për t’u rikuperuar.
Europiani? Sa i përket objektivave që kemi ne, nuk mendojmë aktualisht. Mendojmë vetëm për nëntorin për të arritur objektivin zyrtarisht. Me Çekinë kemi bërë një hap të rëndësishëm. Jemi në një grup të fortë që ka pasur shumë luhatje. Janë disa skuadra në garë për t’u kualifikuar. Në kombëtaren shqiptare të gjithë janë të ndërgjegjshëm për forcën që kemi.
A jeni gati të firmosni një kontratë të re, për të na udhëhequr edhe në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm? Ne mendojmë të gjithë njësoj. Nuk e kemi mbaruar rrugëtimin tonë dhe flasim çdo ditë për t’u përgatitur për dy ndeshjet e nëntorit. Jemi me mendjen në nëntor, unë me stafin tim, por edhe Federata. Djemtë po bëjnë shumë mirë, me nëj shpirt skuadre të bukur dhe të fortë. Lojtarët luajnë me shpirt e zemër, dhe djersijnë shumë në fushë- tha ai.