Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka folur në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Bullgarinë.
Shqipëria dhe Bullgaria takohen të martën (nesër) nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
“Ne kemi dy portierë shumë të mirë, jemi të sigurt me ata sepse kanë ekspericën e duhur. Jemi të sigurtë me ata në portë. E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në veçanti, sidomos numrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhën ndryshime 3-4, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të nëjmë 6-7 ndyshime në skemë” – tha Sylvinho fillimisht.
“Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe mua. Nuk është e drejtë të them emrat, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit”.
“Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 minuta dhe u zëvendësua që të mos kishte probleme. U kontrollua te ne, pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Chelseat dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Chelsea kjo e gjitha”.
“Pas ndeshjes me Çekinë, Shqipëria ka bërë një hap të madh, jemi në një grup të fortë ku ka pasur shumë ndryshime. Janë në garë për tu kualifikuar Polonia dhe Çekia, jemi të ndërgjegjshëm për rrugën e bërë, kemi objektiva për të arritur dhe kjo do të vendoset në ndeshjet e nëntorit. Nuk jam aspak i keqardhur për Poloninë në mars, pavarësisht rezultatit më dha ca mundësi të mira për të parë gjendjen e skuadrës. Nuk e njihja ekipin, kam punuar me stafin nga 10 orë në ditë për të njohur grupin, më pas pata mundësinë që të njihja me lojtarët dhe të përgatisja më mirë ndeshjet e qershorit”, deklaroi ai.
Shqipëria të enjten e kaluar triumfoi 3:0 kundër Çekisë, fitore që i afrojnë gjithnjë e më shumë kuqezinjtë në Kampionatin Evropian 2024. /Lajmi.net/