Ish-basketbollisti kosovar, Fisnik Juniku ka bërë të ditur se i është bashkuar zyrtarisht KB Istogut, në një rol që më së paku pritej.
Lajmin se është bërë menaxher i klubit, Juniku e ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, shkruan lajmi.net.
“Në dyshe me Komandon gjithmonë suksesi ka qenë i garantuar. Zyrtarisht nga 1 shtatori i këtij viti GM i KB Istogut”, ka shkruar Juniku.
“Fisi” ka luajtur për 15 vite si basketbollist, derisa e ka quajtur edhe si periudhën më të mirë jetësore të tij.
Juniku është edhe themelues i 3×3 Prishtina, ndërsa me bashkimin me Istogun tregon se e gjithë jeta e tij është basketbolli. /Lajmi.net/
View this post on Instagram