• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KOK-ut i dorëzohet organizimi i Platformës Evropiane të Sportit

16/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) i është dorëzuar edhe zyrtarisht organizimi i Platformës Evropiane të Sportit 2024 (ESP 2024), e paraparë të mbahet në tetor të vitit të ardhshëm në Prishtinë.

Dorëzimi për presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, është bërë në Lisbon të Portugalisë, nga Carlos Paula Cardoso, president i Federatës Konfederatës Portugeze të Sportit, njofton KOK, shkruan lajmi.net.

  

Në fjalimin e tij, presidenti Krasniqi, duke falënderuar drejtuesit e ENGSO-s për besimin, theksoi se ekipi i KOK-ut është i përkushtuar dhe i nderuar për të ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë anëtarët e ENGSO-s, në mënyrë që ESP 2024 të mbahet mend për organizimin shembull dhe mikpritjen e ngrohtë.

Pikërisht në kryeqytetin portugez, për tri ditë është mbajtur Platforma Evropiane e Sportit 2023, në të cilët u zhvilluan punëtori të ndryshme, që kishin të bënin me: Barazinë në sport, qeverisjen e mirë dhe qëndrueshmërinë në sport.

Presidenti Krasniqi, që shoqërohej edhe nga zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, njëherit anëtare e komisioneve: Barazia përmes sportit dhe komisionit këshillues të Bashkimit Evropian në ENGSO, dhe Marigona Mehmeti, e përfshirë në projektin “Sporti si vlerë”, pati mundësinë të prezantojë projektet e fituara të KOK-ut në Erasmus Plus, sfidat dhe sukseset e KOK-ut, duke përmendur edhe marrjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Priten 10 ndryshime/ Ja si Sauthgejt e mendon Anglinë ndaj Italisë, Hederson mbetet “mollë sherri”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.