Trajneri Gareth Sauthgejt pritet të bëjë dhjetë ndryshime në formacion ndaj Italisë nga ekipi që fitoi 1-0 ndaj Australisë në miqësoren e së premtes në Uembli.
“SunSport” bën me dije se vetëm Xhordan Henderson do të ruajë vendin e tij në 11-shen fillestare pas fitores së Anglisë ndaj asutralianëve.
Meguajer shikohet si titullar, ndonëse përfshirja e tij nga Sauthgejt u kritikua nga tifozët në ndeshjen e fundit kualifikuese të Anglisë kundër Ukrainës dhe miqësoren kundër Skocisë muajin e kaluar.
Tripier do të luajë sërish në krahun të majtë, që mbetet një nga pozicionet me më shumë probleme dhe lojtarë të dëmtuar. Markus Rashford, gjithashtu pritet të fitojë një vend si titullar në të majtë sulmit, pavarësisht se ka pasur vështirësi deri më tani këtë sezon te Mançester Junajtid.
Xhordan Pikford, Kajli Uoker, Xhon Stones, Deklan Rise, Fill Foden, Xhude Belligam dhe Herri Kejn gjithashtu do të kthehen në skuadër, ku Anglia kërkon të vulos kualifikimin kundër Italisë.
Vendi i Henderson në formacionin fillestar është bërë një mollë sherri në rritje për tifozët dhe ekspertët pas transferimit të tij në Ligën Pro Saudite.
Lëvizja e tij në shtetin saudit këtë verë zemëroi shumë njerëz, duke pasur parasysh rolin e tij të mëparshëm për të qenë aleat dhe zëri i komuniteteve LGBTQ+.
Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të jashtëligjshme në Arabinë Saudite dhe liria e shprehjes është gjithashtu e kufizuar në vend.
Për sa i përket çështjeve thjesht futbollistike, liga shihet ende si e dobët pavarësisht se ka sjellë yje të ndryshëm për ta forcuar atë këtë verë. Shumë njerëz mendojnë se paraqitjet, sado të mira, në Ligën Pro Saudite nuk duhet të justifikojnë përfshirjen në skuadrën e “Tre Luanëve”.
PANORAMASPORT.AL