Saturday, 16. May 2026
Sport

Amerikani Anthony Buzz largohet nga Bashkimi

GS 16/10/2023 1 Min. Lesezeit

Anthony Buzz më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bashkimit.

Ekipi nga Prizreni, ka njoftuar të hënën se ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme me lojtarin në fjalë. Po ashtu, Bashkimi e ka falënderuar amerikanin Buzz për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe sa ishte pjesë e ekipit, njofton klubi prizrenas, përcjell lajmi.net.

  

Buzz u transferua te Bashkimi para fillimit të këtij sezoni dhe me fanellën e ekipit prizrenas, luajti në katër ndeshje të Superligës.

Buzz pati një mesatare 11.5 pikëve, 3 kërcimeve dhe 4 asistimeve për ndeshje.

Pas largimit të tij, te Bashkimi aktualisht kanë mbetur edhe katër të huaj: Erik Copes, Grant Lozoya, Jeremy Harris dhe Isiah Umipig. /Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: