Friday, 22. May 2026
Sport

Felixi i lumtur te Barcelona

GS 16/10/2023 1 Min. Lesezeit

Joao Felix ka pohuar që është i lumtur që po luan te Barcelona.

Felixi erdhi te kampioni në fuqi i Spanjës në formë huazimi nga Atletico Madridi.

Tani që po raportohet se Barcelona mund ta blejë sezonin e ardhshëm, ai ka thënë që po kalon në një kohë të mirë.

“Siç edhe mund ta shihni, jam i lumtur këtu ku jam, ndihem mirë, me vetëbesim, dhe ndiej që po kaloj nëpër një moment të mirë”, ka thënë Felixi.

Teilen: