Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës rumune Rapid Bukuresht, Albion Rrahmani është operuar me sukses pas lëndimit të rëndë që e pësoi të enjten në ndeshjen e Kosovës.
Rrahmani u lëndua në ndeshjen Andorrë – Kosovë në nyjën e këmbës.
Klubi i Rrahmanit, Rapid Bukureshti, ka njoftuar se kosovarin e ka operuar doktori Vlad Georgeanu.
“Mentalisht ai është shumë i fortë dhe është i gatshëm për të nisur rrugën drejt kthimit në fushë”, ka njoftuar Rapid Bukuresht, përcjell lajmi.net.
Rrahmani pritet të mungojë rreth tre muaj.
Asi në këtë verë u transferua te Rapidi nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro. /Lajmi.net/