Manchester Unitedi nxjerr në shitje mesfushorin Mctominay
E ardhmja e mesfushorit defensiv, Scott McTominay, po duket të jetë larg skuadrës së Manchester Unitedit.
“The Sun” ka raportuar të hënën se klubi anglez ka marrë vendim për ta nxjerrë në shitje 26-vjeçarin.
Mësohet se Unitedi në janar do t’i dëgjojë të gjitha ofertat për skocezin, të cilin po synon ta shesë në fund të këtij sezoni.
Për kartonin e tij Unitedi po kërkon të paktën 30 milionë euro pasi McTominay ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag, ndonëse këtë sezon ka shënuar 2 gola në 5 paraqitje në Premier League.
McTominay është zhvilluar si futbollist tek Unitedi, ndërsa prej vitit 2017 është pjesë e ekipit të parë.