Një penallti e transformuar saktësisht nga Virxhil Van Dajk në minutat shtesë të takimit, i ka dhënë Holandës fitoren minimale 1-0 ndaj Greqisë, duke ringjallur edhe një herë shanset e saj për kualifikimin në Euro 2024.
Në një ndeshje ku holandezët dominuan, krijuan raste e shpërdoruan edhe një penallti me Veghorst në pjesën e parë, ata do të merrnin frymë lirisht vetëm në shtesën e takimit, kur Van Dajk mori përsipër të gjuante një tjetër penalti, duke mos e gabuar. Kështu, suksesi e bën ekipin e Kuman të barazojë me pikë atë grek, por me një ndeshje më shumë për të luajtur, është në avantazh për kualifikimin direkt në Euro 2024.
Nëse në Grupin F u braktis ndeshja e darkës për shkak të sulmit terrorist në Bruksel, ndeshjet e Grupit G kanë sjellë rezultate mjaft interesante. Portugalia fitoi me goleadën e radhës, duke mposhtur 5-0 Bosnjën falë edhe dy golave të Ronaldos. Ndërkohë, Sllovakia prishi ëndrrën e kualifikimit të Luksemburgut, pasi mposhti këtë të fundit dhe tashmë është në avantazh sa i përket luftës për vendin e dytë.
REZULTATET
GRUPI B
Gjibraltar-Irlandë 0-4
8′ Ferguson, 29′ Xhonston, 60′ Doherti, 80′ Robinson
Greqi-Holandë 0-1
90’+3′ (p) Van Dajk
GOLI I VAN DAJK (VIDEO)
PENALLTIA E HUMBUR NGA UEGHORST (VIDEO)
GRUPI F
Belgjikë-Suedi 1-1 (E braktisur në pushim)
31′ (p) Lukaku / 15′ Gyokores
GRUPI J
Bosnjë Hercegovinë-Portugali 0-5
4′ (p), 22′ Ronaldo, 26′ B. Fernandes, 32′ Zhoao Kanselo, 43′ Zhoao Feliks
GOLI I ZHOAO FELIKS (VIDEO)
GOLI I ZHOAO KANSELO (VIDEO)
GOLI I BRUNO FERNANDES (VIDEO)
GOLI I DYTE I RONALDOS (VIDEO)
GOLI I PARE I RONALDOS (VIDEO)
Islandë-Lihtenshtejn 4-0
22′ (p), 49′ Sigurdson, 45′ Finbogason, 63′ Haraldson
Luksemburg-Sllovaki 0-1
77′ Duris
FORMACIONET ZYRTARE
Gjibraltar-Irlandë
Greqi-Holandë
Belgjikë-Suedi
Bosnjë Hercegovinë-Portugali
Islandë-Lihtenshtejn
Luksemburg-Sllovaki
PANORAMASPORT.AL