• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ndeshje për të kapërcyer kufijtë”, Spaleti: Do të luajmë në stadiumin ku nisën ëndrrat e mia, jemi gati

17/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Angli-Itali është një ndeshje shumë e rëndësishme me synimin për kualifikimin në Europian për Italinë e Luçiano Spaletit. Pas fitores 4-0 ndaj Maltës në Bari, morali i Italisë është i lartë, por ndaj anglezëve në “Wembley”, steka është e detyruar që të ngrihet: Italisë do t’i duhet gjithë zemra për ta kapërcyer këtë pengesë në stadiumin legjendar të kombëtares britanike.

spaleti

Trajneri nuk kërkon justifikime, Italia vjen në ‘Wembley’ për të luajtur për kualifikim dhe asgjë më pak: “Ne shpesh kërkojmë përkufizimin e futbollistit ndërkombëtar. Futbollisti ndërkombëtar e sheh këtë ndeshje si ndeshjen që përcakton kualifikimin, pa menduar për ndeshjet e mëpasshme. Kushdo që vjen duke menduar ‘do të shkojmë të luajmë kualifikimin në ndeshjen e fundit’ nuk është një futbollist i fortë dhe me staturë ndërkombëtare.

Ne e dimë se cila është historia dhe forca e tyre. Do të luajmë në stadiumin e tyre. Kjo është ndeshja në të cilën ndihesh i lumtur për të kapërcyer kufijtë që të gjithë vendosin para teje. Kjo është të kesh personalitet, të kapërcesh gjithçka që vendoset mes teje dhe portës. Do ta kuptojmë nëse jemi një skuadër e fortë nëse arrijmë të kalojmë objektivin pa shkuar tek ai i radhës”.

Udogi është një futbollist tek i cili trajneri i Italisë beson shumë dhe provat për këtë ndeshje i bëri pikërisht me të: “Udogi ka gjithçka. Është një futbollist që duhet të fitojë eksperiencë si të gjithë djemtë e rinj, por ai ka energji të pashtershme dhe avancon edhe për të tjerë. Në një ndeshje që gjendja fizike dhe forca mund të bëjë diferencën, ai është një futbollist që mund ta na japë një dorë.

Pastaj sërish për ndeshjen: “Jam shumë i lumtur. Do të shkoj të luaj një ndeshje në stadiumin në të cilën nisën të gjitha ëndrrat e mia. Ai përqafim i fitores shumë të rëndësishme në herën e fundit që ishim këtu do të mbetet në historinë e kombëtares italiane. Duhet t’i përjetojmë edhe njëherë ato emocione, ashtu si përqafimi mes Mançinit dhe Vialit. Do të luajmë ballëhapur për të treguar se kemi historinë tonë, potencialet tona dhe vlerat tona.

Të shohim se kush do të jetë më i zoti. Djemtë janë seriozë. Janë impenjuar në këto 15 ditë e më bënë të kuptoja se janë në gjendje për të luajtur ndeshje të këtij niveli. Thuhet se çelësi për suksesin është të kesh besim te vetja dhe se si përgatitesh. Dhe djemtë janë përgatitur dhe janë gati”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kante po lulëzon në Arabinë Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.