Përfaqësuesja e Kosovës U21 sot e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.
‘Dardanët’ do të përballen me kombëtaren e Bullgarisë.
Ky takim fillon në ora 17:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Aleksandar Shalamanov” në Bullgari.
Kosova drejtohet nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani.
Gjermania pas dy ndeshjeve prinë në këtë grup me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Polonia në pozitën e dytë, Bullgaria e treta me katër pikë, kurse Kosova zë vendin e katërt me tre sosh.
Estonia me 1 dhe Izraeli pa pikë janë në dy vendet e fundit. /Lajmi.net/