• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Di Lorenco zbulon planin për t’ia dalë kundër Anglisë: Duhet të komandojmë në Londër, emocionuese të kthehemi aty

17/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Napolit dhe Italisë, Xhovani di Lorenco, mezi po e pret përballjen e sotme kundër Anglisë, ndërsa thotë në një intervistë për “Sky Sports” se është emocionuese të rikthehen në stadiumin ku triumfuan në Europian dhe jep recetën e tij si Italia mund ta fitojë ndeshjen.

di lorenco

“Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të parë se çfarë niveli kemi arritur. Do të jetë një ndeshje e madhe kundër një kombëtareje të madhe, por edhe ne jemi gati. Jemi një ekip i fortë dhe i kemi të gjitha armët për t’i vënë në vështirësi”, tha anësori 30-vjeçar.

“Kur luan në këto stadiume kundër këtyre skuadrave të mëdha, sigurisht që ke nevojë për personalitet në lojën me top dhe duhet të përpiqemi për të vënë në praktikë atë që kemi provuar në këtë grumbullim dhe në atë të mëparshmin.

Ne tashmë e njohim njëri-tjetrin më mirë dhe dimë më shumë se çfarë trajneri dëshiron, puna e kryer gjatë javës është e mirë dhe tani duhet ta vëmë në praktikë mbrëmjen e së martës. Sigurisht që do të jetë një ndeshje tjetër krahasuar me Maltën. Qëndrimi ndaj Maltës ishte pozitiv, pastaj gjithçka varet nga cilësia që vendosim në fushë kur kemi topin, gjithçka kalon prej andej.

Duhet të përpiqemi që të komandojmë ndeshjen, që të diktojmë ritmin. Gjithçka varet nga cilësia që do të sjellim në tavolinë. Kur të hyj në ‘Wembley’ sigurisht që do të rijetoj momentet e asaj nate dhe të atij udhëtimi. Do të jetë një emocion i madh, por sapo të fillojë, do të duhet ta lëmë mënjanë, sepse ka një ndeshje për të luajtur dhe ne jemi gati. I gjithë ekipi e di rëndësinë e ndeshjes së nesërme (sotme)”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Italiani me “jetë si në filma”, i cili zbuloi skandalin e basteve thotë se do t’i zbulojë edhe futbollistët homoseksual

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.