Futbolli italian është tronditur nga një skandal i madh rreth basteve të paligjshme “online”, ku autorët kryesor ishin lojtarët.
Informacioni u dha për publikun nga Fabrizio Corona, një ish-gazetar dhe i burgosur.
Pas pretendimeve të tij, policia bastisi kampin e kombëtares dhe ndaloi dy lojtarë – Nicola Zaniolo dhe Sandro Tonali.
Fabrizio Corona nuk ka ndërmend të ndalet. Publiku italian është i shqetësuar pas njoftimit të tij të fundit, se në listë janë rreth 50 lojtarë të përfshirë në baste ilegale.
Ai premtoi gjithashtu të zbulojë emrat e lojtarëve dhe zyrtarëve që janë homoseksual. E gjithë kjo do të publikohet në faqen e tij “dillingernews”, ku ka publikuar informacione lidhur me bastet, “football-italia”, përcjell lajmi.net.
View this post on Instagram
Ai e ka përjetuar vet në burgun, pasi në vitin 2007 ka qëndruar 77 ditë pas hekurave, pasi ka qenë pjesëmarrës në një skandal si paparaci.
Gjashtë vjet më vonë, ai u dënua me pesë vjet burg për shantazhimin e disa personave me fotografi.
View this post on Instagram
Fabrizio Corona është një personazh i pazakontë dhe një njeri i pranishëm në mediat italiane për më shumë se tre dekada.
Prindërit e tij janë gazetarë.
Pas tij është një martesë me një nga femrat më të bukura në Itali, Nina Moric, e cila solli në jetë djalin e tij.
View this post on Instagram
Aktualisht është në një lidhje me modelen atraktive italiane Sara Barbieri, e cila është shumë më e re se ai. /Lajmi.net/
View this post on Instagram