Nesër (e mërkurë) në orën 13:00 në Kampin Nacional në Hajvali, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës do të zhvillohet ndeshja ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Prishtina dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock.
Lajmi konfirmohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, përcjell lajmi.net.
Ky aktivitet është tradicional tash e disa vite.
Kjo ndeshje dhe ka për synim që të afrojë bashkëatdhetarët tanë me vendlindjen, por njëherësh edhe promovon pasionin dhe talentin e futbollit të bashkëatdhetarëve tanë në Diasporë. /Lajmi.net/