• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga transferimi te 15 golat, rrëfehet mesfushori Çik: Në vendin e duhur, me Milanin arrij gjithçka

17/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tetë prezenca për një total prej 506 minutash dhe një gol. Ruben Loftus-Çik është ambientuar shpejt te Milani, teksa vetëm dëmtimi mund ta linte jashtë formacionit. Anglezi, që duket se do të rikthehet ndaj Juves, ka dhënë edhe një intervistë për televizionin e klubit.

Loftus-Çik

Si po shkon riaftësimi nga dëmtimi?

Që i vogël kam pasur disa probleme me rritjen dhe lëndime. Fizikisht ishte shumë e vështirë për mua dhe nuk e kisha atë qëndrueshmëri nga sezoni në sezon, nuk luaja shumë ndeshje. Ndërsa në sezonet e fundit kam qenë në formë në shumicën e ndeshjeve dhe shpresoj të përmirësohem më tej. Ndihem më mirë sesa kur isha 17 vjeç.

Si u krijua mundësia për të ardhur te Milani?

Interesimi nisi pas ndeshjes së Champions-it, por në momentin e parë nuk e mendova shumë sepse sezoni me Çelsin ishte ende i gjatë. Zhvillimet në Londër morën një rrjedhë të caktuar dhe pranova Milanin si një klub prestigjioz, falë edhe këmbënguljes së Piolit që më donte patjetër.

A kishte klube të tjera që ju kërkonin nga Italia?

Jo, jo, ishte vetëm Milani…

Cili nga shokët ju ka habitur më shumë?

Tizhani Reijnders e ka nisur shumë mirë, por nëse do të vija bast do të zgjidhja Pulisiçin.

Cili është roli në të cilin gjendeni më mirë?

Kam luajtur në shumë pozicione gjatë karrierës sime, në dy vitet e fundit, kryesisht në pozicionin e mesfushorit difensiv që për mua nuk ishte diçka e natyrshme. Gjithmonë më ka pëlqyer të kem topin në këmbë, të kem lirinë për të krijuar, të jem vendimtar, madje Konte me pati kërkuar të luaj edhe si sulmues i dytë. Në dy sezonet e fundit nuk munda ta bëja këtë, pasi ajo mënyrë loje nuk më bëri të lumtur. Tani luaj në një pozicion ku kam më shumë liri, kështu që ndihem mirë.

Pioli çfarë ju kërkon?

Dëshiron që unë të jem fizikisht dominues në mesfushë. Mendoj se një nga karakteristikat e mia është aftësia për të dribluar shumë lojtarë me forcë, shpejtësi dhe fuqi. Është diçka në të cilën mbështetem shumë, ky është kontributi im si lojtar.

Mendoni se mund të shënoni më shumë në këtë sezon?

Rekordi im sezonal është dhjetë gola, por aktualisht luaj në një pozicion që nuk e kisha mbuluar prej kohësh ndaj duhet pak kohë për t’u ambientuar, megjithatë më vjen mirë që e kam shënuar golin e parë si kuqezi. Dëshira ime është të kap 15 golat.

A jeni ndier ndonjëherë i nënvlerësuar gjatë karrierës?

Jemi në një epokë ku njerëzit mund të shprehin mendimin e tyre në rrjetet sociale, etj… Natyrisht që thonë gjëra shumë negative e ndonjëherë ndihesh keq. Por si lojtarë profesionistë, individë dhe ekip duhet të jemi të fokusuar te vetja.

E ndieni presionin te Milani?

Gjatë karrierës sime më është dashur të përballesha edhe me presionin në Akademinë e Çelsit. Të shkosh në ekipin e parë është diçka që i bën shumë presion një djaloshi. Presioni është pjesë e jetës sime prej shumë vitesh e jam mësuar.

Cilët janë objektivat e sivjetshëm?

Jemi te Milani dhe kërkohet gjithmonë maksimumi. Duam të shkojmë sa më larg në Champions, teksa në kampionat po tregojmë se mund të themi fjalën tonë, por për bilance është shumë herët.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI -PANORAMASPORT.AL

Next Post

FC Prishtina: Kjo ndeshje ka për synim që të afrojë bashkatdhetarët tanë 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.