Saturday, 16. May 2026
Sport

LLOGARITË/ Përballen sonte ndaj italianëve, ja si shkon Anglia në “Euro 2024”

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Anglia kryeson Grupin C të kualifikueseve të “Euro 2024” me 13 pikë. Katër fitore dhe 1 barazim për skuadrën e Garet Sauthgejtit, e cila është një hap larg sigurimit të biletës për në Gjermani dhe mund ta bëjë këtë që mbrëmjen e sotme në rast se do të mposhtë Italinë në “Wembley”.

angliii

 

“Tre luanët” do të siguronin edhe vendin e parë nëse barazojnë me Italinë dhe Ukraina nuk arrin të mundë Maltën. As Italia dhe as Ukraina nuk mund të kualifikohen apo humbasin shanset e kualifikimit deri në ndeshjet e teta të grupit.

Nëse Anglia nuk regjistron një fitore dhe Ukraina mund Maltën, atëherë ata duhet të presin deri në ndeshjet e fundit në nëntor për të vulosur biletën e tyre në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: