Saturday, 16. May 2026
Sport

Nis ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Para pak çastesh ka nisur ndeshja ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Bullgarisë.

  

Ndeshja miqësore është duke u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Futbollistët e Kombëtares shqiptare po paraqiten me fanella të bardha në këtë takim kontrollues.

Në stadium raportohet të jenë mbi 12 mijë tifozë shqiptarë.

Ky takim për Shqipërinë vjen pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi./Lajmi.net/

 

 

  

  


Teilen: