Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë që drejtohet nga trajneri serb, Mladen Krstajiq, shkruan lajmi.net.
Qazim Laçi hapi serinë e golave në minutën e 41-të në të mirë të Shqipërisë nga afërsia.
Golin e dytë për Shqipërinë e realizoi Ernest Muçi i cili realizoi nga distanca, tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Në stadium ishin të pranishëm mbi 12 mijë tifozë shqiptarë.
Ky takim për Shqipërinë erdhi pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant./Lajmi.net/