Saturday, 16. May 2026
Sport

Edvin Kuç luajti thuajse tërë ndeshjen kundër Serbisë në Beograd, nga minuta e parë ishin edhe dyshja tjetër shqiptare

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Edvin Kuç, kapiteni i kampionit të Kosovës në futboll, Ballkanit, është paraqitur thuajse tërë ndeshjen kundër Serbisë në Beograd.

  

Mesfushori ka luajtur për Malin e Zi nga minuta e parë në “Marakana”, njëjtë sikur dy futbollistët tjerë me prejardhje shqiptare, Driton Camaj dhe Marko Tuçi.

Camaj u zëvendësua në minutën e 73-të. Tuçi luajti deri në minutën e 85-të të përballjes, ndërsa Kuç u zëvendësua dy minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Sfida mes Serbisë dhe Malit të Zi ishte në kuadër të Grupit G në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Serbia në fund triumfoi 3:1 kundër Malit të Zi./Lajmi.net/

  

  


Teilen: