Valter Zenga ka folur për stadiumin e ri hipotetik të Interit dhe ka bërë një krahasim me Turqinë, nisur edhe nga fakti që të dyja vendet do të organizojnë Europianin 2032.
“Në Turqi të gjitha stadiumet janë të reja dhe funksionale. Unë jam i lidhur emocionalisht me “San Siro”-n, por e ardhmja janë stadiumet në pronësi. Udineze, Juventus, Frozinone dhe gjithashtu qendra e re sportive e Fiorentinës janë investimet e duhura”, ka deklaruar ish-portieri i zikaltërve.
Zenga ka folur edhe për një rikthim të mundshëm të Mauro Ikardit tek Interi, nisur nga komenti i Marotës (“Mes Lukakut dhe Ikardit, për mënyrën si shkuan gjërat, zgjedh Ikardin”) dhe nga dëshira e argjentinasit gjatë verës për t’u veshur sërish zikaltër. “A do ta ktheja Ikardin si lojtar të Interit? Sinqerisht, po!!!”, ka qenë reagimi i italianit.
PANORAMASPORT.AL