Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Triumf me përmbysje, Anglia hipotekon kualifikimin dhe zbret Italinë në vendin e tretë

GS 18/10/2023 2 Min. Lesezeit

Anglia mposhti mbrëmjen e sotme me përmbysje 3-1 Italinë duke siguruar zyrtarisht biletën për në Europianin e Gjermanisë.  

ita

Skuadra e Spaletit kaloi e para në avantazh me Skamakën në minutën e 15-të, ndërkohë që Kejn vendosi baraspeshën në minutën e 32-të me penallti. 

Në pjesën e dytë u shënuan edhe 2 gola të tjerë që mbajnë firmën e Rashford dhe Kejn, që vulosi këtë sukses të merituar të “Tre Luanëve”. 

ANGLIAAAAA

Ndërkohë Italia e Spaletit tashmë ka zbritur në vendin e tretë dhe do të luftojë me Ukrainën për kualifikimin.

FT

ANGLI – ITALI 3-1

Kejn 31′ (p), 77′,  Rashford 57′ / Skamaka 15′ 

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

77′ GOOOL ANGLIA 3-1/ Dorëzohen italianët, kombëtarja e Sauthgejt realizon edhe golin e tretë me kapitenin Kejn, që nuk përmbahet duke i lënë targën mbrojtësve italianë.  (VIDEO)

66′ Momente tensioni, italianët kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për Filips pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Barelës, por e çuditshme, gjyqtari nuk reagon. Ndëshkohet Skalvini për protesta! (VIDEO)

57′ GOOOL ANGLIA 2-1/ Kundërsulm vrastar i “3 Luanëve”, Rashford tund rrjetën dhe përmbys italianët. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë.

MBYLLET PJESA E PARË

45+2′ Shpëton për mrekulli porta e Anglisë, me Pikford që bën heroi dhe i mohon golin skuadrës së Spaletit (VIDEO)

44′ Pranë golit të dytë Anglia me Kejn, tentativa e sulmuesit ndalet nga Donaruma që largon rrezikun në këndore.

36′ Sërish rrezikshëm Italia me një aksion të ngjashëm si ai i golit, por vendimtare ndërhyrja e Stons.

31′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Kejn nuk fal nga 11-metra! Shpërthen festa në “Wembly” (VIDEO)

28′ Penallti për Anglinë, e fiton Bellingham, pas ndërhyrjes së gabuar të Di Lorencos. Për gjyqtarin nuk ka dyshime, kemi të bëjmë me 11 metërsh. (VIDEO)

23′ Skamaka “flirton” me golin e dytë, tantativa e sulmuesit shkon jashtë kuadratit (VIDEO)

15′ GOOOL ITALIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Skamaka kalon në avantazh italianët pas një aksioni fantastik! Sulmuesi finalizon me sukses asistin e Di Lorencos (VIDEO)

10′ Minuta të mira për Anglinë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Italisë që mbron me forca të shumta.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE 

ANGLI – ITALIfgf

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: