• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri serb i Bullgarisë befason me fjalët për Shqipërinë

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë që drejtohet nga trajneri serb, Mladen Krstajiq

  

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Qazim Laçi hapi serinë e golave në minutën e 41-të në të mirë të Shqipërisë nga afërsia. Golin e dytë për Shqipërinë e realizoi Ernest Muçi i cili realizoi nga distanca, tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Përzgjedhësi serb i Bullgarisë, Mladen Krstajiq ka vlerësuar Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të takimit.

“Mendoj se ishte një lojë e mirë kontrolli. Ne arritëm të qëndrojmë mirë kundër një ekipi serioz që është i pari në grupin e tyre kualifikues. Loja jonë në mbrojtje nuk i lejoi ata të krijonin raste të mjaftueshme. Megjithatë, pranuam shumë gola të lehtë për shkak të tranzicionit tonë në sulm. Duhet të kishim treguar më shumë qetësi në mes të fushës. Ne nxituam pa arsye, por ky është një proces që kërkon kohë dhe lojtarë që luajnë rregullisht në klubet e tyre”.

“Në pjesën e dytë u përpoqëm të luanim futboll të mirë dhe të kundërshtonim një skuadër shqiptare jashtëzakonisht të fortë. Prapë pësuam një gol të ngjashëm me atë të pjesës së parë, por këtë ia atribuoj mungesës së përvojës sonë. Ne duam që gjithçka të ndodhë. Na duhet kohë dhe durim”, ka deklaruar Mladen Krstajiq.

Ky takim për Shqipërinë erdhi pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Silvinjo kalon De Biasin dhe barazon Rejan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.